24 të vdekur dhe 357 të infektuar me Covid-19

14 shtator 2021 | 15:02

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit 24 persona kanë vdekur nga Covid-19.

Gjatë kësaj periudhe kohore edhe 357 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virus.

“Nga 7.027 testime, 357 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.498 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 138.950. Në total numri i rasteve aktive është 15.835”, është thënë në njoftimin e ministrisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe platforma ‘Art Motion’…