24 të vdekur nga stuhitë në Vietnam
09 shtator 2024
| 08:26
Tajfuni Yagi bashkë me rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet kanë vrarë të paktën 24 persona dhe kanë lënduar 299 të tjerë në Vietnamin verior në fundjavë, tha qeveria, ndërsa autoritetet të hënën paralajmëruan për përmbytje të tjera.
Tajfuni ishte stuhia më e fuqishme e Azisë këtë vit dhe arriti të shtunën në bregun verilindor të vendit, shkruan Reuters.
Ajo ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike dhe telekomunikacionin në disa pjesë të vendit, kryesisht në Quang Ninh dhe Haiphong, tha qeveria në një deklaratë të lëshuar vonë të dielën.