24 VITE NGA NDERIMI MBARËKOMBËTAR PËR AMERIKËN NË GJILAN

31 maj 2024 | 13:44

Ismet Sylejmani

🇺🇸🇦🇱🇽🇰
24 vite nga tubimi i madh mbarëkombëtar për Amerikën në Gjilan!

31 Maji i vitit 2000, ishte dhe mbetet viti i madh, i cili dëshmoi fuqishëm, nderimin e ardhjes dhe prezencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë!

Gjilani ishte dhe mbetet qendra e mirënjohjes së madhe të ndihmës historike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat bombarduan Serbinë pushtuese dhe çliruan Kosovën përgjithmonë!

Jemi përgjithmonë mirnjohës, që na keni dalur në ndihmë atëherë, kur Serbia pushtuese, kryente gjenocid dhe shfarosje ndaj popullit shqiptar në Kosovë!

Faleminderit Amerikë, Superfuqia e Planetit!

Nuk e harrojmë kurrë ndihnën e madhe dhe shpëtimin që na e ke bërë nga gjakpirësit serb!

Lavdi gjakut të derdhur të pjestarëve të SHBA-së, të cilët u ndanë nga jeta gjatë bombardimeve dhe shërbimit të tyre në Kosovë!

Lavdi gjakut të derdhur të Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit, gjatë luftës heroike të UÇK-së!

Ismet Sylejmani,
Gjilan, 31 Maj 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë (AAK), Ardian Gjini, ka reaguar…