24-vjeçari bëhet më i pasur se Trump brenda natës

24 tetor 2019 | 16:19

Ai është 24 vjeç; merr pjesë në festa me Rihannën dhe Bella Hadid, shikon basketboll me Yao Ming… dhe dje u bë miliarder.

Eric Tse i cili së fundmi u diplomua në shkollën prestigjioze të financës Wharton, në Universitetin e Pensilvanisë mori një dhuratë prej 3.38 miliardë dollarësh nga familja e tij.

Eric Tse, i diplomuar së fundmi në prestigjiozen “Wharton School of Finance” në Universitetin e Pensilvanisë, mori si dhuratë 3,38 miliardë dollarë nga pasuria e familjes së tij.

Prindërit e 24-vjeçarit janë të dy drejtues ekzekutivë në “Sino Biopharmaceutical Limited” dhe vendosën t’i dhuronin djalit të tyre shumën e barasvlershme me 1/5-tën e vlerës së kompanisë. Sipas një deklarate zyrtare për mediat, shuma ishte një “dhuratë në shenjë vlerësimi”.

Tse, nga Hong Kongu, është anëtari i fundit i klubit të miliarderëve të rinj aziatikë, por me sa duket nuk dëshiron të marrë pjesë në renditjet e pasanikëve.

24-vjeçari duket se dëshiron të ruajë një profil të ulët, por nuk mund të thuhet  e njëjta gjë për Instagramin ku ai është vazhdimisht protagonist, ku poston vazhdimisht foto me të famshëm, që nga Rihanna, Bella hadid, Carla Bruni e deri te Princesha Charlene e Monakos./CNN

/shqip

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani pas humbjes nga Drita në xhiron e kaluar, sot…