24 vjet “Epoka e re”, Zeqiri: Kosova, shteti i vetëm në rajon pa gazeta të shtypura (video)

25 janar 2024 | 21:25

Gazeta e përditshme “Epoka e re” këtë të enjte ka mbushur 24 vjet që nga numri i parë i saj.

Për të folur rreth këtij përvjetori, i ftuar në televizionin ATV ishte drejtori i përgjithshëm i “Epokës së re”, Sadik Zeqiri.

Ai gjatë kësaj interviste ka theksuar se Kosova është shteti i vetëm në rajon që nuk ka gazetë të shtypur në letër.

“Fatkeqësisht nga viti 2020 kur filloj pandemia me një vendim nga ana e qeverisë janë ndalë për botim të gjitha gazetat dhe shtypja e librave. Pra nga ajo kohë e deri më sot nuk kemi botim të gazetave. Kosova ka mbetur pa gazeta, pa rrjet të shpërndarjes dhe pa arkiv sa i përket mediave të shkruara. Jemi shteti i vetëm në rajon që nuk ka gazetë të shtypur në letër. Gazeta ‘Epoka e re’ botohet në formatin pdf. Vazhdon botimin pra në pdf dhe në formatin online”, ka deklaruar Zeqiri.

Ai ka thënë se për tërë këto vite “Epoka e re” ka mbijetuar nga lexueshmëria dhe reklamat.

“‘Epoka e re’ asnjëherë nuk ka marrë donacion. Ka mbijetuar me punën e saj”, ka thënë ai.

Zeqiri ka folur edhe për kohën e mëhershme kur deleshin në treg gazetat ditore.

“Jam i bindur se deri në këtë kohë kur po flasim ‘Epoka e re’ e ka bërë punën më të mirë sa i përket informimit”, ka thënë Zeqiri.

Sadik Zeqiri në këtë intervistë ka folur edhe për masakrën në burgun e Dubravës, i cili i ka mbijetuar kësaj masakre.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka…