24 vjet më parë ia ktheu shpinën familjes për t’u bashkur me Nasimin e shokët e tjerë të UÇK-së
Vajza e Xhabir Zharkut, komandant “Qorrit”, Nora Zharku në një postim në llogarinë e vet në “Facebook”, ka kujtuar 24-vjetorin e largimit nga Amerika të babit të saj Xhabirit, për t’iu bashkuar Nasim Haradinajt dhe shokëve tjerë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Madje ajo ka postuar disa fotografi të celulave të para të UÇK-së duke bartur armatim nëpër kohën e acartë.
Këta ushtarë edhe pse pritnin që të zbutej koha, megjithate sulmi i 22 janarit të vitit 1998 mbi familjen Jashari në Prekaz kishte bërë që këta të niseshin me kuaj për të sjell armatim në Kosovë.
Aty në foto shihen: Ilir Konushevci, Mujë Krasniqi, Qerim Kelmendi, Rexhep Selimi, Nasim Haradinaj, Xhabir Zharku, Lahi Brahimaj dhe Besnik Krasniqi.
Vajza e Komandant “Qorrit” ka shkruar: “Ju atëherë ja kthyet shpinën familjeve tuaja që ne sot, fëmijët tuaj e gjithë fëmijet tjerë të jetojmë e rritemi të lirë, sikur të mos mjaftonte kjo sakrifice, shoket tu të idealit, Nasimi e të tjerët po përballen nga padrejtesit e njëpasnjeshme nga plot Gjykata e deri te ajo e Hagës të robëruar sot, në lirinë që fituan dje, e të cilen po e mbrojn dinjiteshem edhe sot”.
Postimi i plotë i Nora Zharkut:
Sot 24 vjet na le vetëm me familjen në e Ameriken e larget sepse ty dhe shoket e tu si Nasimin e të tjerët ju kishte thirrë atedheu i robëruar e ju ishit të gatshem ta jepni jetën.
Ju ateher ja kthyet shpinen familjeve tuaja që ne sot, femijet tuaj e gjith fëmijet të jetojm e rritemi të lirë ,sikur të mos mjaftonte kjo sakrifice, shoket tu të idealit Nasimi e të tjerët po përballen nga padrejtesit e njëpasnjeshme nga plot Gjykata e deri te ajo e Hagës të robëruar sot, në lirin që fituan dje, e të cilen po e mbrojn dinjiteshem edhe sot.
Rrespekt per keto burra qëndrestar, rrespekt për luftetarët e Lirisë!
Lavdi Dëshmorëve.
Krenarë me ty gjithmon Babi!