24 vjet nga rënia e dëshmorëve Gursel e Bajram Sylejmani (foto)
Në 24-vjetorin e rënies së dy dëshmorëve, vëllezërve Gursel e Bajram Sylejmani, familjarë, udhëheqës komunal, organizatat e dala nga lufta, pjesëtarë të policisë si dhe qytetarë të tjerë, sot kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë busteve të tyre para shtëpisë së kulturës në Viti, e cila mbanë emrin e tyre, si dhe në memorialin “Gursel e Bajram Sylejmani”, në fshatin Sadovinë.
Vajza e dëshmorit Gursel Bajrami, Pranvera, ka postuar në “Facebook” dy fotografi duke bërë homazhe për babanë dhe xhaxhanë. “Sot, ne 24 vjetorin e rënies heroike të babit Gursel dhe axhit Bajram në Betejën e Jezercit. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Pranvera Sylejmani.
Dëshmorët Gursel e Bajram Sylejmani ishin luftëtarë të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën operative të Nerodimes.