’24 vjet pas rënies së Zahirit, Edmondit dhe Hakifit, UÇK-ja vazhdon të përballet me drejtësinë’

31 janar 2021 | 16:25

31 janari i vitit 1997 në kalendarin e historisë sonë kombëtare shënon njërën nga ditët prej më heroikeve: rënien e tre luftëtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës.

Kështu ka thënë kandidati për deputetë nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, me rastin e 24-vjetorit të rënies heroike të Zahirit, Edmondit dhe Hakifit.

“Me vrasjen në pritë të Zahirit, Edmondit dhe Hakifit, Serbia pandehu se e shkatërroi UÇK-në, por pikërisht kjo rënie u bë mobilizim për luftën e pashmangshme të armatosur. Sot, 24 vjet pas, UÇK-ja e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit, po vazhdon të përballet me drejtësinë e munguar. Por ideali i madh i UÇK-së do të triumfojë edhe në betejën e drejtësisë”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/FeratShalaOfficial/photos/a.1686288758313286/2935633290045487/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla,…