24-vjetori i çlirimit të Kosovës, Meta: Thellësisht falënderues ndaj NATO-s
Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar Kosovën për Ditën e Çlirimit.
Ai ka thënë se është thellësisht falënderues ndaj NATO-s dhe vendeve demokratike mike, që i dhanë fund gjenocidit në Kosovë.
Më tutje, Meta ka thënë se i gëzohet rritjeve të Republikës së Kosovës, zhvillimit të pandalshëm dhe avancimit solid në proceset integruese evropiane dhe euroatlantike.
“Gëzuar 24-vjetorin e lirisë Kosovë e dashur! Sot në Ditën e Çlirimit çdo shqiptar ndihet krenar dhe i gëzohet arritjeve të Republikës së Kosovës, zhvillimit të pandalshëm dhe avancimit solid në proceset integruese evropiane dhe euroatlantike. Faktor kyç i provuar për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon! Model frymëzues i ndërtimit të shtetit ligjor! Edhe pse shteti më i ri i rajonit Kosova është bërë një shembull për zgjedhjet e lira, demokracinë funksionale, mirëqeverisjen dhe llogaridhënien! Mirënjohje dhe thellësisht falënderues për NATO-n dhe vendet demokratike mike, që i dhanë fund gjenocidit dhe kurorëzuan aspiratën shekullore për liri!”, ka shkruar Meta në “Facebook”.