240 të rinjë që studiojnë në Munich i bashkohen PDK-së

09 nëntor 2024 | 13:28

Nën organizimin e Degës së PDK-së në Munich, të drejtuar nga Isak Neziri, i cili është edhe kandidat për deputet në listat zgjedhore të PDK-së, që do të mbahen me 9 shkurt të vitit 2025, ka organizuar një bashkëbisedim të kandidatit për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza me 240 të rinjë e të reja që studiojnë në Munich dhe Tübingen të Gjermanisë. Këta studentë gjatë bashkëbisedimit me z.Hamza u njoftuan për programin qeverisës me theks të veçantë mërgtata dhe të rinjtë që studiojnë dhe jetojnë jashtë Kosovës.

Këta të rijnë edhe zyrtarisht sot, iu bashkuan programit qeverisës të Bedri Hamzës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Aderimin e studentëve në PDK i përshëndeti dhe i përgëzoj edhe deputeti i PDK-së dhe kryetari i komisionit për Diasporë, Elmi Reçica. Poashtu Reçica kërkoj nga të pranishmit të votojnë kandidatët e mërgatës për deputet, Isak Nezirin e Patriot Krasniqin, kryetarin e Degës së PDK-së në Itali i cili ishte prezent në tubim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë që kanë ngrënë bukë nga duart e nënave…