242 objekte të trashëgimisë kulturore ukrainase janë dëmtuar nga Rusia

03 maj 2022 | 22:27

Lufta nuk sjell vetëm vdekje, por edhe shkatërrimin e ndërtesave, monumenteve, bibliotekave dhe kishave historike, e madje edhe të formave unike të transportit, karakteristike të një vendi apo rajoni.

Ministria e Kulturës dhe Politikës së Informimit e Ukrainës akuzon Rusinë për kryerje të krimeve të luftës, duke shkatërruar apo dëmtuar 242 vende dhe objekte të trashëgimisë kulturore, raporton Radio Evropa e Lirë.

Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) ka verifikuar dëmet ndaj 110 vendeve prej kur filloi pushtimi nga Rusia, më 24 shkurt. Këtu përfshihen 48 vende fetare, 10 muze, 22 ndërtesa historike, 11 ndërtesa të dedikuara për aktivitete kulturore, 13 monumente, dhe gjashtë biblioteka.

Teksa lufta po vazhdon, ekziston frika se listës do t’i shtohen më shumë objekte./Media Ndërtimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari gjerman Olaf Scholz, thotë se askush nuk mund të…