242 pacientë me Covid po marrin trajtim mjekësor në spitalet e Kosovës
Në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 242 pacientë janë duke marrë shërbime spitalore, si pasojë e Covid-19.
Sipas raportit të datës 1 tetor 2021 nga klinikat Covid-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, nga 242 pacientët që po marrin trajtim spitalor, 172 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë dhe 23 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinikave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 50 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive)22 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 12 pacientë
Spitali i Prizrenit, 11 pacientë
Spitali i Gjakovës, 21 pacientë
Spitali i Pejës, 51 pacientë
Spitali i Gjilanit, 15 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë
Spitali i Ferizajt, 19 pacientë