243 gjoba për ndotësit gjatë muajve maj – qershor
07 korrik 2019
| 12:06
“Let’s Do It” ka vazhduar monitorimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore nga inspektorët komunal mjedisor dhe qendror dhe shqiptimin e gjobave për ndotësit.
Bazuar në të dhënat e monitorimit rezulton se gjatë muajit maj dhe qershor janë shqiptuar gjithsej 243 gjoba mandatore.
Bazuar në të dhënat që “’Let’s Do It” ka marrë nga komunat dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, rezulton se më shumë gjoba janë shqiptuar gjatë muajit maj 152 gjithsej sesa gjatë muajit qershor, 91 gjithsej.
Lloji më i shpeshtë i gjobave të shqiptuara gjatë këtyre muajve ishte shpërndarja e fletushkave në hapësirat e ndaluara si dhe hedhja e mbeturinave në vende joadekuate.