247-vjetori i Pavarësisë së ShBA-së, ambasadori Hovenier uron popullin amerikan
04 korrik 2023
| 11:43
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeff Hovenier ka uruar ditën e Pavarësisë së ShBA-së.
Hovenier ka thënë se në këtë ditë, 247 vjet më parë themeluesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë deklaruar të drejtat e patjetërsueshme.
“Sot, amerikanët në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë globin festojnë Ditën e Pavarësisë së kombit tonë. Në këtë ditë 247 vjet më parë, themeluesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaruan të drejtat e patjetërsueshme të jetës, lirisë dhe kërkimit të lumturisë”. Gëzuar 4 Korrikun!”, ka shkruar Hovenier në “Twitter”.
Edhe ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka uruar qytetarët amerikanë për Ditën e Pavarësisë.