Nexhmije Pagarusha la amanet edhe këngën që do t’i lëshohej në natën e varrit
Sot u shua mbretëresha e muzikës shqiptare.
Ikona e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, vdiq mëngjesin e të premtes (7 shkurt), në moshën 86 vjeçare, shkruan lajmi.net.
Krijimtaria e Pagarushës do të mbetet dokument për brezat e ardhshëm, ndërsa do të kujtohet si bilbili i këngës shqipe.
Arti dhe kultura shqiptare pësoi humbjen më të madhe sot.
Para se të vdiste, Nexhmije Pagarusha kishte lënë amanet që të varroset në vendlindjen e saj Pagarushë me ceremoni private.
Së fundi, këngëtari Korab Shaqiri bëri publik një dokument, ku tregon dëshirën e fundit të ikonës së muzikës shqiptare.
Ajo ka lënë amanet që në natën e varrit t’i lëshohet kënga “Lugina e Dashurisë” nga Ilir Shaqiri.
“Lamtumirë DADË! #bilbilikenges #nexhmijepagarusha“, ka shkruar Korab Shaqiri pranë atij dokumenti. /Lajmi.net/Epoka e re/
https://www.instagram.com/p/B8ReTFznuHv/?utm_source=ig_embed