25 290 raste aktive me Covid në Kosovë
06 shtator 2021
| 15:02
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se më Kosovë janë mbi 25 mijë e 200 raste aktive me Covid.
“Nga 6 310 testime, 489 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 859 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124 711. Në total numri i rasteve aktive është 25 290”, ka njoftuar MSh-ja.