25 biznese marrin pjesë në panairin e turizmit në Prizren
24 dhjetor 2019
| 17:02
Në hapësirat e Kejit përballë xhamisë së Sinan Pashës është organizuar Panairi i Turizmit, ku kanë marrë pjesë rreth 25 biznese, shoqata dhe operatorë turistik të ndryshëm që merren me fushën e turizmit.
Panairi është hapur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ndërsa mysafirë ishin edhe përfaqësues nga komunat e tjera si ajo e Ulqinit, Pejës dhe Kusadasi e Turqisë.
Në kuadër të këtij panairi është organizuar edhe ekspozita e fotografive të vjetra të qytetit të Prizrenit “Prizreni dikur dhe sot”, si dhe konferenca “Gastronomia dhe Turizmi”.
/Epoka e re/