25 diplomatë vizitojnë manastirin e Deçanit pasi Quint-i i kërkoi qeverisë t’ia regjistrojë 24 hektarët

23 maj 2023 | 15:59

Pas thirrjes së Bashkimit Evropian (BE) dhe ambasadorëve të shteteve të Quint-it, drejtuar Kosovës që “të zbatojë plotësisht dhe me urgjencë regjistrimin e ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit”, të martën dhjetëra diplomatë të huaj në Kosovë kanë shkuar për vizitë në Manastirin e Deçanit.

Për këtë vizitë në manastirin e Deçanit, ka njoftuar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ka publikuar edhe fotografi nga kjo vizitë.

“Sot shijuam një vizitë tjetër të këndshme në Manastirin e Deçanit, si pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, së bashku me 25 kolegë. Në emër timin dhe kolegëve të mi dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Atin Sava për mikpritjen e tij”, ka shkruar Rohde në “Twitter”.

Të shtunën, shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët me kërkesën për zbatimin e vendimit të gjykatës për pronën në lidhje me Manastirin e Deçanit. Madje, ata  kanë thënë se ky është kusht për rrugën e Kosovës në procesin e anëtarësimit në Këshill të Evropës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Taekwondosë e Kosovës ka njoftuar se nga data…