25 mijë doza vaksinash ruse arrijnë në Shqipëri

11 qershor 2021 | 12:32

Shqipëria ka arritur që të sigurojë dhe 25 mijë dozash të tjera vaksinash. Vaksinat që kanë mbërritur sot në Shqipëri janë të “Sputnik V”.

Tashmë numri i vaksinave është 936 mijë duke përfshirë dhe dozat e tjera, “Pfizer”, “Sinovac” dhe “AstraZeneca”.

Pas mbërritjes së kësaj sasie vaksinash, ministrja Ogerta Manastirliu, ka thënë se të gjithë qytetarët të kontaktojnë me mjekun e familjes dhe të kërkojnë të vaksinohen. Po ashtu ministrja ka njoftuar se do të ulet mosha e vaksinimit.

“Me ardhjen e 25 mijë vaksinave Sputnik ne arrijmë në totalin e vaksinave të mbërritura mbi 936 mijë vaksina nga kontratat tashmë të lidhura nga qeveria shqiptare. 823 mijë vaksina janë administruar në total për sa i përket grupeve të popullatës, por gjithashtu edhe grupeve të riskuara, në bazë të planit tonë të kombinuar të vaksinimit”, ka thënë Manastirliu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke raportuar në Kuvendin…