25 mijë e 458 raste aktive me Covid në Kosovë
26 janar 2022
| 16:07
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë 25 mijë e 458 raste aktive me Covid.
“Nga 16 307 testime, 4 397 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk janë shënuar raste të vdekjes. Sot janë shëruar 607 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162 333. Në total numri i rasteve aktive është 25 458”, ka njoftuar MSh-ja.