25 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit në Kosovë

25 korrik 2021 | 14:54

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë paraqitur 25 raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka bërë me dije se gjatë kësaj periudhe kohore është shëruar nga Covidi vetëm një person.

“Nga 2 102 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot është shëruar 1 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 591.  Në total numri i rasteve aktive është 161”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Doktoresha Maja Grba-Bujeviq, drejtoreshë e Institutit Kroat të Mjekësisë Emergjente,…