25-shi, Artan Nimani: Rahoveci me Kosovën Fituese 137, mbështetje masive për fitoren!
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Artan Nimani, ka falënderuar qytetarët e Rahovecit për mbështetjen e jashtëzakonshme që ka marrë në kuadër të zgjedhjeve të fundit.
Nimani shkroi se Rahoveci ka dëshmuar edhe një herë shpirtin e tij atdhetar, mikpritës dhe të vendosur për ndryshim.
Ai premtoi se do të jetë zëri i banorëve të Rahovecit në parlament dhe do të punojë me përkushtim për të drejtat dhe zhvillimin e Rahovecit dhe të mbarë Kosovës.
Shkrimi i plotë:
Rahoveci me Kosovën Fituese 137, mbështetje masive për fitoren!
Rahoveci edhe një herë dëshmoi shpirtin e tij atdhetar, mikpritës dhe të vendosur për ndryshim! Mbështetja e jashtëzakonshme për Kosovën Fituese 137 është dëshmi e besimit tuaj në këtë ekip të dëshmuar dhe në vizionin për një Kosovë më të fortë.
Një falënderim i veçantë për përkrahjen e madhe që më keni dhënë edhe mua, me numrin 25 në listën fituese.
Me këtë besim, unë do të jem zëri juaj në parlament, duke punuar me përkushtim për të drejtat dhe zhvillimin e Rahovecit dhe mbarë Kosovës.
Bashkë për Kosovën fituese!