25-shi, Artan Nimani: Takim madhështor në Rogovë të Gjakovës “Për Kosovën Fituese 137”

17 janar 2025 | 21:37

Artan Nimani kandidat për deputet nga radhët e koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30 ka njoftuar për takimin madhështor në Rugovë të Gjakovës.

Nimani ka thënë se Rugova e Gjakovës sot ishte dëshmitare e një energjie të jashtëzakonshme, ku shumë qytetarë u bashkuan në përkrahjde të kualiconit të tyre, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

“Takim madhështor në Rogovë të Gjakovës “Për Kosovën Fituese 137”. Rogova e Gjakovës ishte sot dëshmitare e një energjie të jashtëzakonshme, ku qindra qytetarë u bashkuan në përkrahje të koalicionit tonë “Për Kosovën Fituese”, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Ky takim madhështor tregoi qartë se jemi të gatshëm për një fitore të madhe më 9 shkurt”, ka shkruar Nimani.

Postimi i tij i plotë:

Takim madhështor në Rogovë të Gjakovës “Për Kosovën Fituese 137”

Rogova e Gjakovës ishte sot dëshmitare e një energjie të jashtëzakonshme, ku qindra qytetarë u bashkuan në përkrahje të koalicionit tonë “Për Kosovën Fituese”, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Ky takim madhështor tregoi qartë se jemi të gatshëm për një fitore të madhe më 9 shkurt.

Pata privilegjin dhe nderin të marr mbështetjen e fuqishme si kandidat me nr 25 në listën fituese të koalicionit. Ju premtoj angazhim të palodhur për të përfaqësuar interesat tuaja dhe për të kontribuar në një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të fortë.

Koalicioni “Për Kosovën Fituese” është zëri i gjithë qytetarëve që duan ndryshim dhe progres. Tani është koha për mobilizimin e të gjithëve.

Çdo votë më 9 shkurt është një hap drejt suksesit tonë të përbashkët!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NISMA ka zhvilluar një takim me qytetarët në Lluzhan të…