![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_0710.jpeg)
25-shi, Artan Nimani takon luftëtarët që i kanë dhënë kuptim lirisë: Bashkë, me besim dhe vendosmëri, drejt fitores!
Kandidati për deputet nga Koalicioni “Për Kosovën Fituese”, Artan Nimani, ka shprehur kënaqësinë e tij të veçantë për takimin me shokët e luftës dhe luftëtarët e lirisë të Batalionit Special të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të udhëhequr nga heronjtë Fadil Nimani – Tigri dhe Bujar Ukimeri – Uki.
Në këtë takim, Nimani ka theksuar se mbështetja e luftëtarëve të UÇK-së për Koalicionin “Për Kosovën Fituese”, për komandantin Ramush Haradinaj dhe për të, është një obligim i veçantë dhe një përgjegjësi e madhe. Ai ka shprehur angazhimin e tij për të ecur përpara me besim dhe vendosmëri, duke përfshirë këtu dhe përkushtimin për të arritur fitoren në zgjedhjet e ardhshme.
Postimi i plotë:
Kënaqësi e veçantë të takosh shokët e luftës, luftëtarët e lirisë të Batalionit Special të UÇK-së, të udhëhequr nga Heroi Fadil Nimani – Tigri dhe Bujar Ukimeri – Uki. Mbeshtetja e tyre për Koalicionin “Për Kosovën Fituese”, komandantin tonë Ramush Haradinaj, dhe për mua personalisht është një obligim i veçantë dhe një përgjegjësi e madhe. Bashkë, me besim dhe vendosmëri, drejt fitores!