25-shi i AAK-së, Artan Nimani nga Vitia: Fitorja është e jona
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Artan Nimani, përmbylli ditën e tij me një takim të ngrohtë dhe mbështetës me qytetarët e Vitisë.
Ai shprehu krenarinë e tij për përkrahjen e fuqishme nga miqtë dhe shokët e idealit, duke theksuar se koalicioni “Kosovën Fituese 137”, i udhëhequr nga Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, është garancia për një të ardhme të ndritur të Kosovës.
Nimani ftoi qytetarët që më 9 shkurt të mbështesin kandidatët e listës së koalicionit dhe të votojnë për të si përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Kosovës. Ai theksoi se së bashku do të bëjnë Kosovën dhe Vitinë fituese.
“Pas takimeve madhështore në Ferizaj dhe Kaçanik, po e mbyllim këtë ditë të jashtëzakonshme me qytetarët e Vitisë në këtë takim të ngrohtë dhe mbështetës këtu në Viti, e ndiej veten jashtëzakonisht krenar për përkrahjen e miqve dhe shokëve të idealit. Koalicioni ynë ‘Kosovën Fituese 137’, i udhëhequr nga Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, është garancia e një të ardhmeje të ndritur për Kosovën-për drejtësi, zhvillim dhe dinjitet kombëtar.
Më 9 shkurt, ju ftoj që me votën tuaj të mbeshtesni kandidatët e listes sone dhe për numrin 25 të më jepni mundësinë të jem zëri juaj në Kuvend”, shkroi ai.