25-shi i AAK-së, Artan Nimani pas takimit me bashkëvendasit: Ky takim më dha energji dhe frymëzim të jashtëzakonshëm

29 janar 2025 | 22:33

Kandidati për deputet nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Artan Nimani i cili garon me numrin 25, ka takuar sonte bashkëvendasit e tij në fshatin Bec.

”Ky takim më dha energji dhe frymëzim të jashtëzakonshëm” thotë ai.

Postimi i Nimanit:

Sonte pata kënaqësinë e madhe të takohem me bashkëvendasit e mi të dashur në Bec, fshatin e traditës, punës së ndershme dhe qëndresës çlirimtare.
Ky takim më dha energji dhe frymëzim të jashtëzakonshëm, duke parë përkushtimin dhe besimin e tyre për një Kosovë të zhvilluar në çdo aspekt.
Mbështetja juaj masive për koalicionin “Për Kosovën Fituese” 137 dhe për mua si kandidat me numrin 25 është dëshmi e vlerave të larta që na bashkojnë.
Bashkë do ta ndërtojmë të ardhmen që e meritojmë!
Beci dhe gjithë Dushkaja mbeten shembull i forcës, qëndresës dhe vizionit për sukses. Faleminderit nga zemra!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 109, afaristi Ramush…