25-shi i Kosovës Fituese, Artan Nimani: Takim madhështor në Rekën e Mirë, ky është zëri i Kosovës fituese!

25 janar 2025 | 20:45

Kandidati për deputet nga koalicioni për Kosovën Fituese me numrin 25, profesor, Artan Nimani, ka bërë të ditur se kanë marrë mbështetje të fuqishme nga banorët e Rekës së Mirë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Para banorëve të kësaj ane, profesor Nimani ka thënë se nuk mund të qëndrojnë duarkryq “ndërsa Qeveria Kurti dështon të trajtojë sfidat më të rëndësishme të qytetarëve tanë”.

Postimi i plotë i tij:

Takim madhështor në Rekën e Mirë, ky është zëri i Kosovës fituese!

Me 137 në zemër dhe 25 në mendje, ne ecim përpara – për ju dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës!

Të dashur qytetarë të Rekës së Mirë dhe gjithë Kosovës, sot dëshmuam edhe një herë fuqinë dhe unitetin që na bashkon për një të ardhme më të mirë. Në këtë takim madhështor, mes zemrës së Kosovës dhe zemrave të zjarrta të qytetarëve të saj, dërguam një mesazh të qartë: Koha për të vepruar është tani!

Koalicioni fitues me numrin 137 është përgjigjja jonë ndaj stagnimit dhe premtimeve të parealizuara.

Ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Qeveria Kurti dështon të trajtojë sfidat më të rëndësishme të qytetarëve tanë – nga ekonomia që ngec, deri te mungesa e vizionit për politika shtetformuese që garantojnë progresin e Kosovës.

Thirrja jonë është e qartë dhe e fuqishme Kosova fituese 137 dhe me votën tuaj për numrin tim, 25, në listën tonë, ne do të sjellim ndryshimin që ky vend e meriton.

Ju ftoj të dilni masivisht dhe ta bëni zërin tuaj të dëgjohet.

Për Kosovën që duam, për Kosovën që e ëndërrojmë, për një të ardhme që ndërtohet me përgjegjësi, jo me arsyetime.

Ne nuk i harrojmë ata që e bënë të mundur këtë rrugëtim. Vizioni i Kryeministrit Ramush Haradinaj për një Kosovë të fuqishme, të qëndrueshme dhe me themele të forta shtetërore është rruga jonë përpara drejt në NATO. Përvoja, sakrifica dhe përkushtimi i tij janë shembulli që na udhëheq.

Kosova nuk ka kohë për të humbur!

Koha është tani që bashkë të ndalojmë gabimet dhe të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur.

Me 137 në zemër dhe 25 në mendje, ne ecim përpara – për ju dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës!

Bashkë mundemi dhe bashkë do të fitojmë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputetë nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, i…