25-shi i LV-së për asamblist të Prishtinës, Besart Krasniqi: Këto janë tri prioritet e mia për kryeqytetin

10 tetor 2021 | 12:25

Besart Krasniqi me profesion është jurist. Ai është nga Prishtina dhe vjen nga një familje patriotike, e cila ka qenë e angazhuar në proceset për liri dhe pavarësi.

Besart Krasniqi është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje që nga themelimi. Për zgjedhjet e 17 tetorit, ai ka marrë besimin e strukturave të Vetëvendosjes për të garuar për ta fituar një ulëse në Asamblenë Komunale të Prishtinës dhe mban numrin 25 në listën për asamblist.

Krasniqi ka treguar për “Epokën e re” se çfarë e ka shtyrë të kandidojë për asamblist.

“Aktiviteti im në Lëvizje ka filluar prej themelimit të saj, veçse unë në atë kohë kam qenë në moshën 16-vjeçare.  Përkundër kësaj, kam marrë pjesë në të gjitha protestat, demonstratat, e më vonë edhe në shumë aksione simbolike. Dashuria e madhe për vendin e për kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, janë arsyet kryesore që më kanë motivuar që të kandidojë për asamblist, për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve dhe kryeqytetit, në mënyrë që të sundojë rendi, ligji, si dhe të rregullohet infrastruktura e përgjithshme e cila do t’ia lehtësonte jetën qytetarëve”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka theksuar se vetëm me Vetëvendosjen mund të zhvillohet Prishtina.
“ Po ashtu, besoj që vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje, mund t’i realizoj qëllimet e mira për qytetaret dhe kryeqytetin tonë, Prishtinën”, ka thënë Krasniqi.

Më tutje, Krasniqi ka thënë se nëse e fiton besimin e kryeqytetasve, për çka është optimist, ka thënë se do ta jap kontributin e tij në tri fusha.

“Tri prioritetet e mia që do të angazhohem për Prishtinën janë:  administratë të shpejt dhe funksionale, parkingje për vetura, dhe për sa më shumë hapësira gjelbëruese, sportive e rekreative dhe për infrastrukturë të përgjithshme”, është shprehur Krasniqi.

Numri 25 në Listën e Vetëvendosjes për asamblist është shprehur i bindur se Arben Vitia do ta fitojë pa balotazh garën për kryetar të Prishtinës.

“Në Prishtinë pres një fitore bindëse, pa balotazh të Lëvizjes Vetëvendosje, me kryetarin e ardhshëm Arben Vitia”, ka thënë Krasniqi. /Epoka e re/

May be an image of 1 person and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një pauze katër vjeçare, reality-show më i ndjekur ‘BigBrother…