25-vjeçares i vënë Iphone për gur varri
19 tetor 2018
| 11:25
Vizitorët e varrezave në Ufa të Rusisë u habitën kur panë se një gur varri ishte në formë Iphone.
Telefoni prej guri bazalti është i realizuar me detaje, ka edhe logon e Apple në pjesën e pasme, madje edhe një QR-Code.
Guri i varrit u ndërtua nga babai, i cili e vuajti shumë humbjen e vajzës 25-vjeçare.
Ajo vdiq në vitin 2016 nga shkaqe ende të paqarta.