25-vjeçari masakron familjen e ish të dashurës në Austria
07 tetor 2019
| 11:25
Policia austriake ka bërë me dije se po heton mbi vrasjen e dyshuar të pesë personave në qytetin e skive në Kitzbuehel në Austri.
Një zëdhënës i policisë rajonale të Tirolit shprehet se vrasjet kanë ndodhur brenda natës.
Agjencia austriake e shtypit, APA, duke cituar policinë thotë se autori i dyshuar është arrestuar.
Mediet lokale, raportuan se autori i krimit ishte një burrë 25-vjeçar që kishte hyrë në shtëpinë e ish të dashurës së tij dhe kishte qëlluar mbi 5 persona, gruan dhe të dashurin e saj të ri, prindërit dhe vëllain.
Mediet raportojnë gjithashtu se ai është vetdorëzuar në polici, duke rrëfyer mbi vrasjet e kryera.