25-vjeçari nga Kosova vdes në një aksident trafiku në Itali

23 prill 2024 | 14:47

Një 25-vjeçar nga Kosova ka vdekur në një aksident trafiku në Itali.

Siç raportojnë mediet lokale në Itali, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në autostradën e Brenerit.

Viktima është Haris Shala, i cili punonte si shofer kampioni, teksa punonte në Caprona.

Ngjarja ka ndodhur derisa mjeti i drejtuar nga viktima ka goditur kamionin përballë tij.

Fatkeqësisht, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve që mbërritën në vendngjarje me helikopter dhe ambulancë, nuk kanë mundur të bënin asgjë për ta shpëtuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar të martën mbledhje…