25-vjeçari vdes në vendin e punës në Prizren

24 nëntor 2024 | 16:30

Një person i moshës 25 vjeçare ka vdekur sot në vendin e punës në Prizren.

Rasti u konfirmua për Demos nga zëdhënsi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas Bytyqit vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi Urgjences.

”Ju informojmë  se me datë 24.11.2024, në ora 15:40,  në rrugën “Ekrem REXHA ” në Prizren , në një ndërtesë e cili është duke u renovuar, brenda në katin e fundit të saj,  derisa një puntor ishte duke punuar nga lartësia bie një profilë metali, I njëjti e godet në kokë puntorin A. G. 25 Vjeçar nga fshati Vragoli, Gushë Kosovë dhe për pasoj i njëjti vdesë, vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi Urgjences. Në vend ngjarje kanë dal  hetuesit kujdestar të stacionit dhe Sektori Rajonal I Hetimeve, edhe inspektori i punës është informuarPolicia në konsultim me prokurorin kujdestar janë duke hetuar rastin”, tha Bytyqi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do të diskutojë me homologun…