25 vjet burgim vrasësit të të riut në Bresalc
Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar sot me 25 vjet burgim të pandehurin L.U. për vrasjen e viktimës F.A. më 28 korrik 2018 në mbrëmje në fshatin Bresalc të Gjilanit.
Sipas aktgjykimit, ai është dënuar për veprat penale “vrasje e rëndë”, “kanosje” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve, trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues, për veprën penale “vrasje e rëndë” ka shqiptuar dënim 23 (njëzet e tre) vite burgim, për veprën “kanosje” ka shqiptuar dënim prej 2 (dy) vite burgim dhe për veprën “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ka shqiptuar dënim prej 1 (një) viti burgim”, është thënë në njoftimin e gjykatës.
Sipas aktgjykimit, palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
/Epoka e re/