25 vjet liri, Osmani: Kujtojmë momentet kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë, imazhe të pashlyeshme

12 qershor 2024 | 21:01

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë ushtarët e misionit të NATO-së në Kosovë, KFOR, në 25-vjetorin e saj si forcë ushtarake që është bërë pjesë e Kosovës.

Ajo tha se i kujton momentet kur 25-vjet më parë në Kosovë kanë hyrë forcat e NATO-s dhe janë pritur me padurim dhe me shumë emocione nga kosovarët.

“Në 25-vjetorin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, isha e kënaqur që vizitova shtabin e KFOR-it dhe nderova ushtarët e KFOR-it që na erdhën në shpëtim në orën tonë më të errët”, shkroi sonte Osmani në platformën X.

Ajo ka thënë se momenti i futjes së NATO-s në Kosovës, është i pashlyeshëm.

“Kujtojmë momentet kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë. Çdo lëvizje, shtrëngim duarsh, përqafim dhe shikim rrezatonte vlerësim dhe falënderim. Këto imazhe prekëse janë skalitur në mënyrë të pashlyeshme në themelet e Republikës sonë sot”, ka thënë Osmani në platformën X.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin e luftëtarit të lirisë, Haqif Kadriaj, në Krushicë…