25 vjet liri, Walker: Kosova është storie e suksesit
Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Pas takimit, Walker ka thënë se Kosova është storie suksesi për arritjet që ka bërë gjatë 25 vjetëve në liri.
“Mirëmëngjesi! Sapo pata një takim me kryeministrin Kurti për më shumë se një orë dhe më duhet të them se patëm takim interesant dhe produktiv. Më duhet të them se ky nuk është kodi i veshjes sime në takime me kryeministra. Do duhej të kisha veshje zyrtare me kravatë, gjatë dy ditëve të fundit kisha takime të shumta dhe tani e kisha veshjen time të stilit të Californias. Kosova është sukses i jashtëzakonshëm, për atë se çfarë ka arritur në 25 vjet. Jam këtu si mik i Kosovës e i kryeministrit Kurti”, ka thënë Walker.
Walker ka theksuar se meritat kryesore për atë që ka arritur Kosova deri tani, janë të vet popullit të saj.
“Duhet të ndjeni mirë që jeni gazetarë dhe shqiptarë po ashtu, pjesë e këtij kontributi dhe janë dhënë shume kontribute, kushtuar NATO-s dhe organizatave tjera ndërkombëtare. Mendoj që meritat kryesore i shkojnë kosovarëve për atë që kanë bërë deri me tani si kryeministrit Kurti dhe kryeministrave tjerë të kaluar e po ashtu edhe forcave policore. Nuk mendoj se e dini sikurse unë çfarë forcash policore të mira keni. Edhe në Amerikë kemi policë të mirë, disa po e disa më ndryshe, por ju në Kosovë keni një polici të shkëlqyer”, ka thënë Walker. /EO