25 vjet më parë në Ferizaj krisi pushka e UÇK-së nga Rexhep Bislimi, Ferat Shala, Idriz Hajdari e Afrim Nuha
Sot në Ferizaj është përkujtuar 25-vjetori i aksionit të parë i UÇK-së, kundër forcave policore serbe.
Këtë aksion para 25 vjetësh e kishin ndërmarrë Rexhep Bislimi, tani hero i popullit, bashkë me Ferat Shalën, tani deputet i Parlamentit të Kosovës dhe dy bashkëluftëtarët e tyre Idriz Hajdari e Afrim Nuha, me 12 shtator 1997, në fshatin Gërlicë.
Kështu ka bërë të ditur ish-i burgosuri politik Bajrush Xhemajli në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Xhemajlit:
Nën udhëheqjen e Rexhep Bislimit, tani më hero i popullit, bashkë me Ferat Shalën, tani deputet i Parlamentit të Kosovës dhe me dy bashkëluftëtarët e tyre Idriz Hajdarin e Afrim Nuhën, këtu e 25 vjet më parë, 12 shtator 1997, në fshatin Gërlicë, u organizua me plot sukses aksioni i parë i armatosur në Ferizaj e rrethinë, ku iu bë me dije okupatorit serb se, edhe në këto anë, më nuk do të durohet robëria, se ka djem që bëjnë sakrificën supreme deri në çlirimin e vendit.
Në kujtimi të këtij sulmi, që ka rëndësi të jashtëzakonshme për këtë anë, këtu prej ku u sulmia punkti i policisë serbe, po ngritet një obelisk.
Lavdi heroit të kombit Rexhep Bislimi, e respekt tre të gjallëve Feratit, Idrizit e Afrimit, dëshmitar të atij aksioni për të cilin sot rrëfyen momente trimërie që na bënë të ndihemi krenarë!
Lavdi të rënëve për liri!