
25 vjet nga beteja e Morinës, familjarët e dëshmorëve të zhgënjyer me institucionet shtetërore
07 korrik 2023
| 22:53
Janë bërë 25 vjet që nga zhvillimi i njërës nga betejat e para të luftës në Kosovë.
Më 7 korrik 1998 në fshatin më të afërt me kufirin me Shqipërinë, në Morinë ranë 6 dëshmorë. Por, më keq e pësuan armiqtë që pësuan humbje të mëdha nga kjo betejë që kishte për qëllim prishjen e korridorit përmes së cilës furnizoheshin me armë ushtarakët kosovarë.
Familjarët e luftarakëve thanë se në këtë ditë zakonisht ndjejnë dhimbje e krenari. Por, kësaj radhe të njëjtit kanë edhe zhgënjim.
Kjo pasi të njëjtit thanë se kanë bërë ftesa zyrtare në presidencë e qeveri që dikush nga ta të jetë pjesëmarrës në homazhe nëpër përvjetorë, por sipas tyre një gjë e tillë nuk ndodhi ende.