
25 vjet nga dalja e parë e UÇK-së në Hagë
28 nëntori është festë e trefishtë për shqiptarët. Përveç shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjes së komandatit legjendar Adem Jashari, në këtë ditë 25 vjet më parë Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli për herë të parë në skenë.
UÇK doli në skenë gjatë varrimit të mësuesit Halit Geci, që u vra nga pushtuesit serbë.
Në skenë atëherë dolën Mujë Krasniqi, Daut Haradinaj e Rexhep Selimi.
Rexhep Selimi që po e lexonte deklaratën kishte vendosur një maskë në fytyrë, ndërsa Mujë Krasniqi kishte vendosur një palë syze dhe një kapelë, ndërkaq Daut Haradinaj vetëm një kapelë.
Këto maskime i kishin bërë në mënyrë që të mos njihen në publik.
Mujë Krasniqi u vra më pas më 14 dhjetor të vitit 1998, Rexhep Selimi është duke u mbajtur në qendrën e paraburgimit në Hagë, ndërsa Daut Haradinaj vazhdon të mbesë në skenën politike të Kosovës.