25 vjet nga marshi i bukës për Drenicë

16 mars 2023 | 14:32

Veprimtarja Edita Tahiri, ka përkujtuar 25-vjetorin e marshit “Bukë për Drenicë”, ku kishin marrë pjesë një numër i madh i grave për të dënuar dhunën që ushtrohej në atë kohë në Drenicë.

Tahiri ka thënë se marshi i vitit 1998 ka hyrë në historinë botërore si një ndër protestat më të fuqishme të grave.

“Sot 25 vjet nga marshi i bukës për Drenicë. Gratë e guximshme dhe trimëresha u përballen me forcat okupatore serbe. Bota u alarmua dhe ky marsh ka hyrë në historinë botërore duke u njohur si nder protestat më të fuqishme të grave në botë”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendit të tretë dy javë më parë, në garën…