25 vjet nga masakra e Reçakut, Walker: Kjo është hera e parë që vi me shkop këtu
Njeriu që kishte evidentuar dhe dhënë zë në mbarë botën asaj që po ngjante në Kosovë, asokohe shef i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, edhe sivjet ka kryer homazhe në Reçak të Shtimes, në 25 vjetorin e masakrës në këtë fshat.
Ai ka thënë se këtë herë ka ardhur me shkop, duke premtuar se do të jetë në Reçak sa herë që të mundet.
“Kjo nuk është vizita ime e parë në Reçak, mendoj se është e 21, 22 apo 23. Unë vij të nderoj fshatin Reçak, vij të përshëndes miqtë e mi, familje nga fshati Reçak, disa prej tyre i njoh prej 25 vitesh, disa fatkeqësisht kanë ndërruar jetë. Kjo është hera e parë që duhet të vij me shkop, por prapë dua të jem në Reçak në çdo rast që mundem. Për mua është shumë emocionuese”, ka thënë Walker para gazetarëve.