25 vjet nga përjetësimi i tyre, Lushtaku përkujton dëshmorët Sadik Haziraj, Ilir Lushtaku, Mustafë Qorraj dhe të tjerët
Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, ka përkujtuar dëshmorët e kombit të cilët kanë rënë heroikisht 25 vjet me parë në luftën për çlirimin e Kosovës.
Fillimisht, Lushtaku ka përkujtuar dëshmorin Ilir Lushtaku.
“25 vjet që kur kaloi në përjetësi dëshmori Ilir Lushtaku, kushëriri e bashkëluftëtari trim, luftëtari sypatrembur, që sakrifikoi jetën në mbrojtje të tokës së Prekazit e të Kosovës! Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Lushtaku në “Facebook”.
Më tutje, Lushtaku ka përkujtuar edhe dëshmorin Sadik Haziraj nga Llausha e Skenderajt.
“Në përkujtim të 25-vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Sadik Haziraj, luftëtarit të dalluar që luftoi trimërisht deri në rënien heroike më 26 mars 1999 në Llaushë. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Lushtaku.
Po ashtu, Lushtaku ka përkujtuar edhe komandantin Mustafë Qorraj nga Pemishta, dëshmorët Zeqir Mulaj, Isuf Mulaj e Ismet Spahiu nga Vitaku dhe Fazli Beqirin e Arben Nurën nga Aqareva.