25 vjet nga rënia e Bahri Fazliut

07 maj 2023 | 08:12

Më 7 maj të vitit 1998, në vendin e quajtur Bogiqe të Malit të Zi, ka rënë heroikisht Bahri Fazliu.

Bahri Fazliu ka qenë anëtar i LKÇK-së dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai për disa vjet ka jetuar në ilegalitet dhe ka qenë kryeredaktor i revistës “Çlirimi”, e cila ishte botuar nga LKÇK-ja.

Bahri Fazliu ka qenë vëllai i heroit Fahri Fazliu, i cili më 2 nëntor të vitit 1989, bashkë me Afrim Zhitinë, kanë rënë heroikisht në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Gjakovë do të kujtohet 24-vjetori i “Epopesë së…