25 vjet nga themelimi i gazetës “Epoka e re”

25 janar 2025 | 09:06

Gazeta e përditshme “Epoka e re” është themeluar më 15 dhjetor 1999, por numri i saj i parë ka dalë më 25 janar 2000.

Sot (e shtunë) “Epoka e re” ka mbushur 25 vjet që nga numri i parë. Pas fillimit të pandemisë Covid-19 u ndal botimi i medieve të shtypura. Sot Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në botë pa gazetë të shtypur ditore.

“Epoka e re” botohet online https://www.epokaere.com dhe në formatin PDF.

Në formatin PDF sot është botuar numri i 7 977 i “Epokës së re”. Botues i gazetës “Epoka e re” është Muhamet Mavraj, personalitet i njohur i demonstratave studentore të vitit 1997.

“Epoka e re” shquhet për kuadrin e saj kritik gazetaresk, i cili synon arritjen e një informacioni të ri në mjedisin shqiptar dhe formimin e audiencës kritike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në vazhdimësi gjatë fushatës ka…