25-vjetori i bombardimeve të NATO-s, Latifi: Populli i Kosovës ka humbur shumë nga kujtesa e ditëve që përcaktuan fatin e tij

24 mars 2024 | 15:15

Profesori universitar dhe analisti, Blerim Latifi, në 25-vjetorin e bombardimeve të NATO-s, ka thënë se pasi Perëndimi kishte mposhtur dy ideologji, fashizmin e komunizmin, nuk mund të lejonte që shekulli të mbylljet në mënyrë tragjike.

Ai ka thënë se populli i Kosovës ka humbur shumë nga kujtesa e ditëve që përcaktuan fatin e tij

“Pasi kishte mposhtur dy ideologjitë më gjakatare të këtij shekulli, fashizmin[1945] dhe komunizmin[1989], Perëndimi demokratik nuk mund të lejonte që ky shekull të mbyllej në mënyrë tragjike. Nuk mund të lejonte që fjala e fundit e këtij shekulli në Evropë të ishte varreza e një populli”.

“25 vjet më pas ky popull ka humbur shumë nga kujtesa e atyre ditëve që përcaktuan fatin e tij. Dhe në këtë humbje qëndrojnë shkaqet e qorrsokakut të rrezikshëm në të cilin ka hyrë”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I kthyer në legjendë tek Dortmund, Marco Reus, po i…