25-vjetori i masakrës së Tususit, nënkryetari i Prizrenit bën homazhe
26 maj 2024
| 15:54
Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, familje të dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe bashkëqytetarë, ka bërë homazhe në kompleksin e varrezave të martirëve të Lagjes së Trimave, në 25-vjetorin e masakrës së Tususit.
“Me këtë rast, u nderuan 26 martirët e kësaj lagjeje, që u vranë nga forcat serbe më 26 maj të vitit 1999, të cilët përjetësisht do të mbeten në kujtesën tonë të epokës së krenarisë. Lavdi!”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.