250 euro për nënat që lindin fëmijë në Suharekë
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se nga tani të gjitha gratë që lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë do të marrë 250 euro mjete financiare.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Muharremaj ka thënë se ky vendim është me rëndësi të madhe për qytetarët e Suharekës.
Postimi i plotë i tij:
Sapo u miratua një vendim me rëndësi të madhe për qytetarët e Komunës së Suharekës.
Me këtë vendim Gratë-Nënat që lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, për çdo lindje të fëmijës do të subvencionohen me nga 250 euro, mjete financiare.
Dua t’i falënderoj asamblistët që e votuan dhe e mbështetën iniciativën e tillë, e cila i ndihmon sadopak familjet në mirëqenien ekonomike.