250 fëmijë me asistencë sociale në Gjilan pajisen me çanta dhe materiale shkollore

05 shtator 2024 | 11:10

Nxënësit me kushte jo të mira materiale janë furnizuar me çanta e materiale tjera për të vazhduar mësimin.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se po vazhdon mbështetja për 250 fëmijë nga familjet me asistencë sociale, të cilët po pajisen me çanta dhe materiale shkollore.

Ai ka thënë se këta nxënës janë nga klasa e parë deri në të pestën.

“I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor”, tha Hyseni.

I pari i komunës falënderoi organizatën Islamic Relief Kosova për bashkëfinancimin e këtij projekti, e cila ka kontribuar që të shohim kaq shumë buzëqeshje në fytyrat e këtyre fëmijëve sot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, ka arritur në…