250 kamera të trupit për policët e Kosovës, Hoxha: Do ta rrisin llogaridhënien dhe transparencën

01 gusht 2023 | 15:05

Të martën është bërë pranimi i donacionit për kamerat e trupit të Policisë së Kosovës, i cili është projekt i përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë.

Gazmend Hoxha, drejtor i Policisë së Kosovës, ka falënderuar ambasadën e ShBA-së për përkrahjen e vazhdueshme, derisa ka bërë me dije se si donacion kanë marrë 250 kamera të trupit.

“Si polici mundohem t’i kryejmë detyrat me nder dhe respekt, bazuar në ligjin dhe standardet më të larta demokratike”, ka thënë Hoxha.

Drejtori Hoxha ka thënë se 250 kamerat e trupit për Policinë e Kosovës do të jenë të dobishme, si dhe do të rrisin llogaridhënien dhe transparencën e punës.

“Kjo do të ndikojë edhe në rritjen e besimit te qytetarët”, ka thënë Hoxha.

Më tutje, ai ka treguar se një pjesë e këtyre kamerave do të shpërndahen në veri të vendit.

“Një pjesë e tyre do të shpërndahet edhe në veri të Kosovës nga njësitë tona që punojnë në atë pjesë. Ajo çfarë ne duam si polici, duam që publiku, komuniteti të ketë besim në Policinë e Kosovës edhe këto kamera besoj që do të ndikojnë pozitivisht në ngritjen e besimit të qytetarëve te policia jonë”, ka thënë Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alpinistja nga Kosova, Uta Ibrahimi ditë më parë u ngjit…