250 mijë vende pune të lira në Zvicër, kërkohen këta punëtorë
Qindra mijëra vende pune janë të disponueshme aktualisht në Zvicër. Ky është konstatimi i platformës për punë “x28 AG” në raportin e saj “Jobradar” të publikuar të hënën. Platforma në fjalë ka regjistruar 246,942 vende të lira pune të hapura në tremujorin e parë të 2022.
Sipas listës së sektorëve, punonjësit në sektorin e kujdesit shëndetësor janë veçanërisht të kërkuar (13,698), shkruan agjencia e lajmeve sda. Më pas vjen sektori i ndërtimit (12,585) dhe më pas ai is hitjes me pakicë, sektori i IT dhe ai i hotelierisë , secili me mbi 11,000 vende të lira pune.
Shumica e vendeve të punës mund të gjenden në kantonin e Cyrihut, gjithsej 55,942. Cyrihu ndiqet nga Berna (40,787). Gjithashtu ka shumë vende të lira në kantonin Aargau (17,448) dhe në kantonin e St. Gallenit (16,117).
Kompania e personelit x28 përdor të ashtuquajturin “web merimangë” për të vlerësuar të gjitha shpalljet e punës që gjenden në portalet e punës dhe faqet e internetit të kompanive në mes të çdo tremujori.