250 raste aktive me Covid
28 korrik 2021
| 15:08
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 250 raste aktive me Covid.
“Nga 3 669 testime, 58 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 616. Në total numri i rasteve aktive është 250”, ka njoftuar MSh-ja.